Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në të gjithë shtetet jugore dhe perëndimore indiane kanë vrarë më shumë se 200 persona gjatë javës së kaluar ndërsa pasi ushtria indiane ka ndërmarrë veprime të shumta për të ndihmuar qindra mijëra banorë që përballen me situata të vështira.
Kushtet ekstreme të motit që kanë goditur shtetet indiane të Maharashtra, Karnataka, Kerala dhe Gujarat që javën e kaluar detyruan qindra mijëra njerëz të kërkojnë strehimore të përkohshme.
Forcat indiane kanë dërguar në zonat e prekura më shumë se 3 mijë ushtarë dhe pajisje të ndryshme duke përfshirë heelikopterë e gomone.
Rritja e nivelit të ujit bëri që të gjithë lumenjtë në shtetin Karnataka të dalin nga shtrati.