Templates by BIGtheme NET

Para 3 muajsh i shpëtoi shpërthimit me tritol, 48-vjeçari ekzekutohet në qendër të Rrëshenit

Një vrasje ka ndodhur sot në qendër të qytetit të Rrëshenit. Një 48-vjeçar, i identifikuar si Armando Gjini është ekzekutuar me armë paraditen e sotme.

Ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e ngjarjes. Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur postblloqe me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Armando Gjini, i cili njihet edhe si Tonin Gjini, i ka shpëtuar më parë edhe një shpërthimi me tritol. Para tre muajsh, makinës së tij i kishin vënë tritol në automjet, që kishte shpërthyer pasi Gjini ishte larguar për të dërguar fëmijët në shkollë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*