Ai ishte për tre vite njeriu i dytë më i fuqishëm në qeverinë britanike pas ish-kryeministres Theresa May. Por me largimin e kësaj të fundit dhe ardhjen e Boris Johnsonit në krye të ekzekutivit, kancelari i Thesarit Philip Hammond dha dorëheqjen.
Sikurse shkruan gazeta britanike “Daily Express”, Hamond ëshytë parë duke dalë nga banesa apartamenti i tij, nr.11 në Downing Street.
Me dy valixhe në dorë, Hamond është fotografuar teksa priste trenin në stacionin qendror të Londrës.
Kur ai dha dorëheqjen, hoqi dorë edhe nga përdorimi i një makine të blinduar të drejtuar nga një shofer.
Gjatë kohës kur shërbente si kancelar, Hammond kishte jetuar një kat sipër Theresa May-t dhe bashkëshortit të saj Philip May.
Philip Hammond është anëtar i Parlamentit që prej vitit 1997 dhe ka mbajtur detyra të rëndësishme si ajo e ministrit të Jashtëm apo e ministrit të Mbrojtjes.