Një piton tre metra u zvarrit në një shkollë lokale gjatë një mësimi në qytetin Tobadak në provincën indoneziane të West Sulaëesi.
Mësuesja Putu Ayu, 27 vjeç, e rrëmbeu me duart e zhveshura gjarprin gjigant që ishte zvarritur brenda një koshi plehrash, duke u përpjekur të shpëtonte fëmijët dhe t’i qetësonte.
“Ishte hera e parë që kapa një gjarpër. E bëra këtë sepse studentët u bënë histerikë dhe nuk mund të përqëndroheshin në mësime për shkak të pranisë së gjarprit”, tha ajo siç citohet nga faqja e internetit e Kompas.com.
Sipas mësueses, pitoni rezistoi, por mësues të tjerë dhe disa nxënës të guximshëm të shkollës e ndihmuan atë të nxirrte gjarprin. Mësuesja theksoi se zvarranikët shpesh zvarriten në ndërtesën e shkollës.