Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me thika në Shkodër, plagoset një person


Një sherr me thika në Shkodër ka përfunduar në plagosjen e një 38-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula” në Shkodër.

Policia ka shpallur në kërkim për plagosjen si autorë të dyshuar, dy vëllezrit me iniciale A.M, dhe L.M

Njofitmi i policisë:

Më datë 12.08.2019, në lagjen “Mark Lula” Shkodër, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me thikë shtetasi V.Sh, 38 vjeç banues në Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ka bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar, dy vëllezrit A. M. dhe L. M., banues në Shkodër dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *