Dy organizata bamirëse franceze shpëtuan 81 emigrantë të tjerë në ujërat pranë Libisë të dielën, duke sjellë numrin e emigrantëve të shpëtuar në det që nga e premtja në 211. Organizatat Mjekët pa Kufij dhe Open Arms kanë kërkuar të ankorohen në Itali, por kërkesat e tyre jan hedhur poshtë nga Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, raporton Zëri i Amerikës.
Organizatat Mjekët pa Kufij dhe SOS i Mesdheut bashkërisht drejtojnë anijen e shpëtimit me flamur norvegjez të quajtur Ocean Viking, e cila shpëtoi të dielën dhjetëra sudanezë, përfshirë 81 vetë që lundronin në një gomone të dëmtuar.
Ndërkohë, organizata humanitare spanjolle Open Arms tha se ka 160 emigrantë në bordin e anijes së saj të shpëtimit, duke përfshirë tre të cilët kanë nevojë për “kujdes të specializuar mjekësor”.