Të tjera detaje raportohen lidhur me situatën në Indi pas përmbytjeve masive. Sikurse shkruan “RT“, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në të gjithë shtetet jugore dhe perëndimore indiane kanë vrarë gati 200 njerëz gjatë javës së kaluar.
Ndërkohë ushtria Indiane ka intensifikuar operacionet e ndihmës për mijëra njerëz të cilët kanë mbetur bllokuar.
Kushtet ekstreme të motit që kanë prekur shtetet indiane si Maharashtra, Karnataka, Kerala dhe Gujarat javën e kaluar detyruan qindra-mijëra njerëz të kërkojnë strehim të përkohshëm. Shirat e dendur ndikuan gjithashtu në udhëtimet në rajon, duke prishur lidhjet e trenit dhe aeroportit.
Për të trajtuar fatkeqësinë, e cila të dielën mori të paktën 178 jetë, forcat e armatosura indiane vendosën rreth 3,000 personel dhe njësi pajisjesh të ndryshme, përfshirë helikopterë, për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit në të katër shtetet e prekura.
Rritja e nivelit të ujit bëri që të gjithë lumenjtë në shtetin Karnataka të derdhen. Të paktën 40 njerëz u konfirmuan të vdekur në Karnataka, dhe të paktën 400,000 të tjerë u shpërngulën. Agjensia shtetërore e administrimit të fatkeqësive u përpoq të siguronte vendasit të dielën, duke njoftuar se “uji ka filluar të tërhiqet në shumë rrethe dhe situata e përmbytjes është përmirësuar”.
While water is inundating villages & towns men in uniform are busy with rescue & relief. 14 rescue teams of the Western Naval Command wth 5 teams from Goa Naval Area, have been operating in Maharashtra & Karnataka since 05 Aug. 5 more teams r enroute. #Floods2019@indiannavy pic.twitter.com/pDBi204pYV
— Mayank Singh (@scribesoldier) August 9, 2019
Në shtetin jugor Kerala, të paktën 67 njerëz u vranë në incidente të lidhura me shiun, ndërsa 227,000 njerëz u zhvendosën në rreth 1.551 kampe lehtësimi.
Niveli i ujit ka rënë, por autoritetet thonë se është herët të jesh optimist. “Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk është e thjeshtë të shpëtosh nga rrëshqitjet e tokës”, tha Kryeministri Pinarayi Vijayan.
Përmbytjet goditën gjithashtu shtetin Maharashtra, ku u raportuan të paktën 40 vdekje, ndërsa rreth 400,000 njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre. 31 vdekje të tjera u raportuan në shtetin Gujarat, i cili u godit edhe nga musoni dhe rrëshqitjet e tokës.
Incessant rains in Kerala. Heavy flooding witnessed in Idukki #keralaflood pic.twitter.com/xMLXJxq6RA
— Nabila Jamal (@nabila__jamal) August 8, 2019