Templates by BIGtheme NET

U kap me grupin e Met Kananit, e shkuara e 48-vjeçarit të ekzekutuar sot në Rrëshen

Armando Gjini, 48-vjeçari që u ekzekutua sot në qendër të qytetit të Rrëshenit nuk ishte një emër i panjohur për policinë.

Më 12 maj të vitit të kaluar, Armando Gjini u arrestua si pjesëtar i grupit të Met Kananit që akuzohej se trafikonte drejt vendeve të BE-së tonelata të tëra droge. Mes personave të arrestuar ne kuader te operacionit “Precizioni” rezultoi te ishte dhe Armando Gjini.

Ndërkohë para tre muajsh, Armando, i njohur edhe me emrin Tonin Gjini, i kishte shpëtuar një shpërthimi me tritol.

Më 6 maj në automjetin tip “Benz” të Gjinit ishte vendosur rreth 700 gram tritol. Ai ishte duke udhëtuar me djalin, të cilin po e çonte në shkollë kur ka konstatuar lëndën eksplozive.  Fatmirësisht ngjarja u shmang, pasi ndërhynë Forcat Speciale dhe antiterrorit që u nisën nga Tirana drejt Rrëshenit për të çaktivizuar tritolin. Nga shpërthimi i komanduar u dëmtua tërësisht makina.

Në atë kohë Gjini pati deklaruar se nuk kishte asnjë problem me njeri e madje se mund të kishin ngatërruar shënjestër.

Por Gjini u ekzekutua sot në qendër të qytetit, një ngjarje që mesa duket ka qenë e paralajmëruar.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur postblloqe me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*