Templates by BIGtheme NET

5 fakte që konfirmojnë se sa të pasura janë familjet më të pasura në botë

A e keni menduar ndonjëherë se sa të pasura janë familjet më të pasura të botës? Për shembull, se sa avionë mund të blinin në një orë? Atëherë mos kërko më sepse raporti i fundit që rendit dinastitë më të pasura në botë është i mjaftueshëm për t’ju kthyer në kapitalistë.

Bloomberg” ka publikuar raportin e tij vjetor të 25 dinastive më të pasura në planet. Nuk është shumë për t’u çuditur, por fakti se shuma të tilla parash kontrollohen nga vetëm pak njerëz mbetet një fakt shqetësues. Askush nuk dëshiron të ndihet plotësisht nën mëshirën e ‘elitës’ së botës.

Fakti 1:

 25 dinastitë më të pasura në planet kontrollojnë rreth 1.4 trilion dollarë. Deri në 24 përqind nga viti i kaluar (250 miliardë dollarë), kjo shifër është mjaft e lartë, duke u rritur çdo sekondë, por tani për tani është vetëm nën PBB-në nominale të Australisë. Vendi i 13-të më i pasur në botë me rreth 25 milion banorë.

Fakti 2:

 E ashtuquajtura ‘dinastia’ më e pasur në listën e lakmuar të “Bloomberg” është familja Ëalton e kompanisë së Ëalmart. Po, familja Ëalton fitoi vendin e parë duke raportuar se fitonte “nga 70,000  dollarë në minutë, 4 milion dollarë në orë, 100 milion dollarë në ditë.”

Fakti 3:

Me të vërtetë e pabesueshme. Norma për orë për një punonjës të ri në “Walmart” është 11 dollarë. Për të qenë të drejtë me Waltonët, kjo shifër rritet në mënyrë eksponenciale kur merrni parasysh pagën mesatare të të gjithë punonjësve të Walmart me kohë të plotë. Me një pagesë prej 14.26 dollarë në orë, përkthehet në më pak se 30,000 dollarë në vit – ose ekuivalentin e rreth 25 sekondave të ‘punës’ të Walton.

Fakti 4:

0.1 përqind më të pasurit e Amerikës, tani kontrollojnë më shumë pasuri sesa çdo herë tjetër që nga viti 1929. Ky 0,1 përqind përbëhet nga më pak se 200,000 familje, por zotëron aq sa zotëron dhe 90 përqindëshi ku përfshihen 110 milion familje.

Fakti 5:

Familja Mars, ata që janë përgjegjës për krijimin e ushqimeve të tilla si Snickers, M & Ms dhe Milky Way, u futën në listë si numri 2 për vlerën e tyre neto prej 126 miliardë dollarësh. Aq sa për të blerë njëqind miliardë shufra çokollate, ose për të ushqyer 17 milion amerikanë me tre vakte në ditë për një vit.

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e RT/ Përshtati në shqip Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto