Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen dy të rinj për vrasjen e 23-vjeçarit në Fier


Policia e Fierit ka arrestuar dy të rinj, lidhur me vrasjen e e 23 vjeçarit Florian Selimi, i cili u gjet i pajetë në një kanal pasi ishte goditur me thikë në fyt.

Të arrestuarit janë: S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj dhe K.M, 20 vjeç, banues në të njëjtin fshat.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëfilltë hetimore, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur gjatë natës së datës 11.08.2019 në fshatin Hamil ku u gjet i vrarë me thikë 23 vjeçari F.S.

Në përfundim të hetimeve u arrestuan shtetasit:

S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F.S, 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.”, thuhet në njoftimin e policies.

Trupi i Selimit është gjetur rreth orës 07:00 të mëngjesit të djeshëm, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”. Policia konstatoi dje edhe një makinë tip “Reno” të braktisur në këtë zonë.

Ka dyshime të forta se viktima, Florian Selimi, mund të ketë ndaluar në Sulaj të Fierit për të rregulluar një defekt pasi makina u gjet me kofano të hapur. Por në njoftimin e sotëm nuk jepen detaje nëse ky dyshim, lidhej me dy të arrestuarit.

Florian Selimi ishte me precedent të mëparshëm penal. Ai është arrestuar në vitin 2015 për vjedhjen dhe djegien e një makine.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *