Një tjetër i dyshuar për vrasjen e komisarit Artan Cuku, është arrestuar nga policia helene.
I arrestuari është Kristaq Leci, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Mikel Shallarit në vrasjen e komisarit Cuku dy vite më parë.
Për 30-vjeçarin kishte një urdhër arresti ndërkombëtar. Ai u arrestua dje nga autoritetet greke në Athinë.
Leci akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e ish-oficerit të policisë Artan Cuku, në 8 prill 2017 në Tiranë.
Urdhrin për vrasjen e Cukut, dyshohet se e ka dhënë Bledar Jambelli, një person i arrestuar më parë nga komisari.
Jambelli i cili rezulton se përdorte edhe një emër tjetër, Rikardo Muho është arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar nga autoritetet greke.
Aktualisht ai ndodhet në Prokurorinë e Apelit të Athinës.
Artan Cuku u vra më 8 prill të vitit 2007, kur po kthehej për në shtëpinë e tij në rrugën e Kosovarëve në Tiranë. Sipas dëshmive të deri tanishme dhe hetimeve të prokurorisë, Leci ka qenë ai që ka informuar Shallarin për lëvizjet e komisar Cukut.