Drejtori sportiv i Bajernit të Mynihut, Salihamidziç, ka pohuar për mediat spanjolle interesin e bavarezëve për brazilianin e Barcelonës, Kutinjo.
Klubi bavarez ka bërë një kërkesë zyrtare te katalanasit për shërbimet e talentit të mesfushës.
Sipas mediave spanjolle, Barcelona e ka hedhur poshtë kërkesën e Bajernit të Mynihut, megjithatë ky i fundit nuk duket se ka ndërmend të dorëzohet.
Bavarezët kërkojnë ta marrin Kutinjon në të njëjtën mënyrë siç bënë me kolumbianin Rodrigez nga Reali i Madridit.
Pika ku Barcelona e Bajerni nuk po bien dakord është rroga e lojtarit, cili klub do marrë përsipër ta paguajë.
Kutinjo u transferua te Barcelona nga Liverpulinë janar të vitit 2018 për një shumë prej 145 milionë eurosh.