Templates by BIGtheme NET

Boris Johnson dhe Carrie Symonds bëjnë daljen e parë publike sëbashku (FOTO)

Carrie Symonds dhe kryeministri i ri britanik Boris Johnson, bënë shfaqjen e tyre të parë zyrtare në publik, ditën e djeshme në “Downing Street”.

31 vjeçarja, bëri debutimin e saj zyrtar si partnerja e kryeministrit 55 vjeçar, në një pritje për punëtorët e strehëzave sociale dhe azileve.

“Downing Street” publikoi lajmin duke e shoqëruar me një fotografi të Boris dhe Carrie duke qeshur ndërsa bisedonin me mysafirët e tyre.

“Kryeministri Boris Johnson organizoi një pritje në Downing Street për të falënderuar stafin e bujtinës për punën e tyre të palodhur, përkushtimin dhe dhembshurinë.”, thuhet në njoftim.

Ky mesazh është një hap i madh për çiftin dhe tregon se Carrie do të marrë një rol shumë publik. Hera e fundit që çifti u fotografua së bashku zyrtarisht, ishte në ditën e parë të Boris si Kryeministër.

Më parë Carrie mundohej të mos binte shumë në sy në aktivitetet e të fejuarit. Ata kanë mbajtur një profil të ulët, pasi divorci i Boris nga ish-bashkëshortja Marina Wheeler, po kalon ende nëpër gjykata.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*