Vendosni fjalën kyçe....

Derbi anglez në Superkupën e Europës, fituesi merr 4.5 milionë euro, do arbitrohet nga një femër


Liverpool do të masë forcat me Chelsea në një derbi anglez përtej kufijve, fryt i sezonit të kaluar ekzaltues për ekipet e premier Ligës. ‘Reds’ janë në kërkim të suksesit të katërt në këtë turne ndërsa blutë e trajnerit Lampard dyuan të risjellin trofeun në Londër pas një mungese 21 vjeçare.

Liverpool dhe Chelsea debutuan në mënyrë krejt të ndryshme në kampionat, i pari me sukses të thellë ndërsa i dyti me disfatë katastrofike ndaj Manchester United.

Fituesi në shtëpinë e Beshiktashit do të fitojë 4.5 milionë ndërsa edhe humbësi ka 3.5 milionë Euro të garantuar.

Bilbili i kësaj sfide do të jetë Stefani Frapart, francezja që më parë ka shkëlqyer mes meshkujve në gjykimin në futboll, dhe që do të provojë të jetë e denjë edhe për finalen e Superkupës këtë të mërkurë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *