Pas dyndjeve nga dogana e Morinës dhe Porti i Durrës fluks i madh udhëtarësh ka pasur edhe në hyrjet e juglindjes ku në 24 orët e fundit kanë hyrë rreth 10 mijë persona.
Në 24 orët e fundit në Kapshticë kanë hyrë 5751 persona dhe kanë dalë 4705 shtetas të huaj dhe shqiptarë, ndërsa në Qafë-Thanë kanë hyrë 5638 dhe kanë dalë 2731 shtetas.
Fluksi më i lartë raportohet në pikën kufitare të Qafë-Thanës, ndërsa autoritetet po punojnë me sportele të shtuara në mënyrë që të krijojnë lehtësi për kalimin e qytetarëve.