Templates by BIGtheme NET

Fshati në Poloni ku lindin vetëm vajza, gati 10 vjet në pritje të një djali

Një kryebashkiak polak ka premtuar një çmim surprizë për çiftin që do të sjellë në jetë një djalë, në një fshat për gati një dekadë kanë lindur vetëm vajza.

Kryetari i qarkut. Rajmun Frischko, babai i dy vajzave, tha se do të ketë një surprizë të këndshme për ata që do lindin një djalë.

Në një intervistë të mëparshme me “New York Times”, Frischko tha se ai po mendonte të emëronte një rrugë dhe një pemë lisi pas emrit të fëmijës së shumëpritur.

Autoritetet në fshatin Miejsce Odrzanskie, i cili ka rreth 300 banorë, nuk e kuptojnë pse nuk ka lindur asnjë djalë atje, që prej vitit 2010.

Sikurse shkruan “Daily Mail”, shefi i zjarrfikësve vullnetarë (kryesisht femra) Tomasz Golasz tha se është martuar me një vajzë të fshatit dhe kishte dy vajza.

“Do të doja të kisha një djalë, por ndoshta është joreale. Fqinji im gjithashtu u përpoq dhe ka dy vajza. Unë nuk mendoj se gratë këtu lindin djem”, tha ai.

Fshatarët kanë filluar të shqetësohen për plotësimin e punëve bujqësore në të ardhmen, pasi ka mungesë të fuqisë punëtore.

Rasti ka sjellë interesin e shkencëtarëve, që janë ofruar të bëjnë kërkime për të hetuar situatën unike, tha Frischko.

Përkundër të dhënave të këtij fshati, në të gjithë Poloninë lindin më shumë djem sesa vajza. Në vitin 2017, lindën 207,000 djem në krahasim me 196,000 vajza.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto