Ikardi i ka bërë presion Juventusit duke deklaruar se është i gatshëm të shkojë të Roma.
Argjentinasi që është thuajse i ikur nga Interi kërkohet nga bardhezinjtë por jo vetëm. Roma është futur së fundmi në garë për shërbimet e tij.
‘Do pres deri në fillim të javës që vjen e më pas do iki te Roma.’ – ka deklaruar Ikardi.
Kërkesat e Ikardit janë plotësuar nga drejtuesit verdhekuq për pagën 7.5 milionë euro në sezon dhe në këtë operacion mund të përfshihet edhe boshnjaku Xheko.
Për Ikardin është interesuar ditët e fundit edhe Napoli kështu që e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë. Java e ardhshme do jetë vendimtare pë të ardhmen e sulmuesit të talentuar, që sipas të gjitha gjasave do mbetet në Itali.