Vendosni fjalën kyçe....

Krokodili shullëhet në çatinë e shtëpisë në Indi, pronari i habitur kapsallit sytë (Video)


Një video mahnitëse nga shteti Indian i Karnataka tregon një krokodil të stërmadh të shtrirë në çatinë e një shtëpie të zhytur nën ujë. Zvarraniku e gjeti veten të shtrirë në pllaka pasi përmbytja u tërhoq.

Banorët e rrethit Belgaum në Karnataka, një prej rajoneve më të goditur nga përmbytjet shkatërruese të sjella nga një muson, u shokuan kur panë një krokodil 10 metra të gjatë që pushonte në çatinë e një shtëpie ferme të dielën.

Besohet se krijesa e frikshme përfundoi në çati pasi notoi rreth një kilometër nga lumi Krishna, i cili përmbyti zonën. Ndërsa uji u tërhoq, krokodili u mbërthyer në pllakat e azbestit dhe rrezikoi të bllokohej.

Pronari i shtëpisë, i cili ishte evakuuar më herët dhe vuri re mysafirin e paftuar në çatinë e tij, thirri policinë. Në fund, nuk ishte e nevojshme asnjë operacion shpëtimi, pasi krokodili rrëshqiti në ujë dhe u largua vetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *