Presidenti i Republikës Ilir Meta publikon një tjetër video nga pushimet e tij mes maleve.
Në video Meta shfaqet duke notuar në liqenin e Jazhincës në malet e Sharrit në Kosovë.
“Të dashur miq! Një mrekulli e veçantë këtë herë ishte të zbuloja dhe të notoja në Liqenin e Jazhincës, një monument i rrallë natyror 2180 metra mbi nivelin e detit”, shkruan presidenti.
Liqeni i Jazhincës ka ngjyrë të errët të gjelbër sikur safir dhe është i rrethuar nga shkëmbinj të mëdhenj.
Me ujë tepër të ftohtë, liqeni është i papërshtatshëm për not, edhe pse ka njerëz si presidenti Meta, që e marrin guximin për t’u futur në të.