Vendosni fjalën kyçe....

Njerëzit që s’duan të bëjnë fëmijë mblidhen në një rrjet


Ata besojnë se njerëzit nuk duhet të bëjnë fëmijë. Kush janë anti-natalistët – dhe deri ku janë të gatshëm të shkojnë për idetë e tyre?

Thomas, 29 vjeç, jeton në lindje të Anglisë dhe ai është i sigurt për një gjë – njerëzit nuk duhet të kenë bebe dhe specia njerëzore duhet të zhduket gradualisht.

Kjo është një filozofi e quajtur anti-natalizëm. Ideja daton që në Greqinë e lashtë, por së fundmi ka patur një nxitje të madhe nga mediat sociale.

Sikurse shkruan “BBC” në Facebook dhe Reddit, ka dhjetëra grupe antitaliste, disa prej tyre me mijëra anëtarë. Në Reddit, antinatalizmi ka afro 35,000 anëtarë, ndërsa vetëm një nga dhjetëra grupet që gjenden në Facebook me një temë antitataliste ka më shumë se 6,000 anëtarë.

Ata janë të shpërndarë nëpër botë dhe kanë një larmi arsyesh për bindjet e tyre. Mes këtyre përmendin shqetësimet për trashëgiminë gjenetike, ata s’duan që fëmijët të vuajnë, koncepti i pëlqimit dhe shqetësimet për mbipopullimin dhe mjedisin.

Ata janë të bashkuar në dëshirën e tyre për të ndaluar prodhimin e njeriut. Dhe, megjithëse ato janë një lëvizje ekstreme, disa nga pikëpamjet e tyre, veçanërisht për gjendjen e tokës, janë gjithnjë e më shumë duke u zënë debatet kryesore.

Duka i Sussex, i cili nuk është antinatalist, kohët e fundit tha se ai dhe gruaja e tij po planifikonin të kishin maksimumi dy fëmijë, për shkak të shqetësimeve të tyre për mjedisin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *