Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja e rrallë mes tigrit e ariut, zbuloni kush e fiton duelin (Video)


Beteja e rrallë mes një tigri mashkull dhe një arushe femër është kapur në kamera. Përplasja mes grabitqarëve ndodhi në Maharashtra të Indisë u kap në film.

Tigri e arusha ndodhi në Parkun Kombëtar Tadoba në Maharashtra kurse videoja u filmua nga natyralisti Akshay Kumar.

Videoja tregon tigrin që dallon ariun dhe e ndjek atë mes pemëve. Ariu dhe tigri më pas përballen me njëri-tjetrin dhe fillojnë të luftojnë, ndërsa në sfond duket një nga këlyshët e ariut.

Të dy rrokullisen nëpër shkurre ndërsa luftojnë. Tigri duken në epërsi ndaj arushës duke e mbërthyer atë me putra e duke e kafshuar.

Palët më pas ndahen dhe përplasen kokë më kokë, përpara se të bëjnë mundje në tokë dhe të kafshojnë njëri-tjetrin. Më pas tigri duket teksa futet në pellgun me ujë kurse arusha zhduket.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *