Një pushues ka ndërruar jetë në plazhin e Spillesë. Viktima është identifikuar si Gjon Vuksani 73-vjeç. Vuksani jetonte në Tiranë por kishte shkuar në plazhin e Spillesë për të kaluar pushimet e verës.
Sapo i moshuari është futur në det dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak, e për pasojë ka ndërruar jetë.
“Më datë 13.08.2019,rreth orës 10:40 në Spille, shtetasi GJ. V rreth 73 vjeç, pushues, është futur në det dhe dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kjo nuk është hera e parë që pushuesit humbin jetën në plazh si pasojë e arrestit kardiak. Temperaturat e larta që janë shënuar në bregdet në vendin tonë, kanë ndikuar në përkeqësimin e sëmundjeve kardiovaskulare.