Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e vëllait të oficerit në Shkodër, 3 të arrestuar


Policia ka arrestuar 3 të dyshuarit, për plagosjen e 38-vjeçarit Vat Shpati në Shkodër. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 12:10, në lagjen “Mark Lula”.

Tre të arrestuarit, dyshohen se në bashkëpunim më njeri-tjetrin pas një konflikti të çastit, kanë plagosur me thikë Shpatin. Ky i fundit është vëllai i oficerit të policisë për vrasjet, Pëllumb Shpati.

“Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mesditën e 12 gushtit, ku mbeti i plagosur shtetasi V. Sh.

Vihen në pranga nga Policia e Shkodrës 3 autorët e dyshuar të ngjarjes

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar dhe intensive u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

S. P. 36 vjeç, banues në Shkodër.

A. M. 28 vjeç, dhe P. M. 29 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, (vëllezër).

Më datë 12.08.2019, rreth orës 12:10, në lagjen “Mark Lula”, pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin V. Sh. 38 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *