Shtetet e Bashkuara dhe katër vendet kryesore evropane u ofruan të ndihmojnë në rifillimin e dialogut mes Serbisë e Kosovës për të normalizuar sa më shpejt marrëdhëniet mes palëve.
SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania e Italia thanë në një deklaratë se qëndrojnë të bashkuar në qëllimin për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese që kontribuon në stabilitetin rajonal.
Serbia, Rusia dhe një numër shtetesh të tjera nuk e njohin pavarësinë e Kosovës të deklaruar në vitin 2008.
Bisedimet u ndërprenë vitin e kaluar pas vendimit të Kosovës për taksën 100 përqind për mallrat nga Serbia. Deklarata i bën thirrje Prishtinës të hiqte tarifat, por gjithashtu i kërkoi Serbisë të pezullojë ‘fushatën kundër njohjes kundër Kosovës’, tha ‘AP’.
‘Status quo-ja parandalon përparimin në rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt BE dhe nuk është i qëndrueshëm,’ shtoi deklarata.