Katy Perry është e para grua e famshme, e cila akuzohet për ngacmim seksual pas fushatës “#Me too” e cila vazhdon ende.
Sikurse shkruan “The Sun”, një model pretendon se këngëtarja i ekspozoi organet e tij gjenitale në një festë.
Josh Kloss, 38 vjeç, thotë se ai po pinte me princeshën e popit, kur ajo papritmas i tërhoqi rripin e belit nga pantallonat e tij për të zbuluar organet gjenitale.
Këto akuza të Kloss vijnë nëntë vjet pasi xhiroi videon me Katy Perry, për hitin e saj të vitit 2010 “Teenage Dream”.
Miqtë e këngëtares kanë reaguar me zemërim ndaj modelit, duke e akuzuar për “gënjeshtar” ndërsa akuzat e tij i përshkruajnë si “broçkulla”.
Katy është ylli i parë global grua, që përballet me akuzat për ngacmim seksual, që kur shpërtheu skandali “Me Too” në industrinë e filmit dhe muzikës.
Kloss thotë se incidenti ka ndodhur më 14 korrik 2012, në festën e ditëlindjes së një miku në Kaliforni, shtatë muaj pasi Katy u nda nga bashkëshorti Russell Brand.
Ai tregon se po i prezantonte këngëtares disa miq, kur ajo i uli pantallonat për t’i treguar organet e tij gjenitale të tjerëve.
“A mund ta imagjinoni se sa patetik dhe i turpëruar u ndjeva?”, thotë ai.