Templates by BIGtheme NET

Sulm me thikë në Australi, kalimtarët e ndalojnë agresorin me karrige dhe arka qumështi (VIDEO)

Një burrë i armatosur është arrestuar në qendër të Sidnejt, pasi ka therur me thikë një grua edhe më pas është ndaluar në rrugë nga këmbësorët.

Sulmuesi është identifikuar nga policia si Mert Nay nga Blacktown, i cili thuhet se sapo kishte dalë nga një institucion korrektues mendor.

Edhe pse dëshmitarët thonë se e kanë dëgjuar të bërtasë ‘Allahu Akbar ’, hetuesit sipas “The Guardian” nuk besojnë se ai ka lidhje me terrorizmin.

Pamjet e publikuara online, shfaqin burrin, të veshur një bluzë, me kapuç gri dhe duke mbajtur një thikë të madhe në dorë dhe duke u hedhur në një Mercedes teksa bërtiste ‘’më qëllo në kokë ’’.

Në një tjetër moment, kalimtarët përdorin karrige dhe një arkë qumështi për ta rrëzuar.

Pasi arritën shërbimet e urgjencës në vendngjarje, ata gjetën një grua brenda një hoteli që ndodhej aty afër, e cila ishte qëlluar me thikë. Ajo u dërgua në spital në një gjendje të qëndrueshme.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*