Një grua ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. 38-vjeçarja me inicialet I.A, është dërguar pa shenja jete rreth orës 07:36 mëngjesin e sotëm, në Spitalin e Vlorës.
Paraprakisht dyshohet se gruaja ka tentuar të ndezë pompën e ujit por ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, gjë që i ka sjellë vdekjen.
“Rreth orës 07:36, në Spitalin e Vlorës ka shkuar pa shenja jete shtëtësia I.A., 38 vjeç, banuese në Vlorë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase ka tentuar të ndezë pompën e ujit por ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet për sqarimin e rrethanave.”, thuhet në njoftimin e policisë.