Pasi Miley Cyrus u kap mat duke u puthur me ish gruan e Brody Jenner, ka plasur sherri në rrjetet sociale mes këtyre të dyve.
Jenner ka bërë një koment në një fotografi të tijën, ku ironizonte ish-gruan dhe Miley-n.
“Vëmendje! Së shpejti, foto të miat dhe të Liam që ecim dorë për dore në plazh.”, shkruante Jenner.
Por këtë koment e ka pikasur edhe Miley, e cila nuk ka ngurruar të kundërpërgjigjet.
“Ik merr një sy gjumë në kamion dhe qetësohu”, i shkruan ajo, duke i lënë të kuptojë se duhet të shohë punën e tij.
Por mbase edhe kjo është puna e tij, pasi Jenner ka shumë pak kohë që është ndarë nga gruaja, ashtu si edhe Liam, të cilët papritmas i shohin ish-gratë e tyre (në rastin e Liam, Miley është ende bashkëshortja) duke u puthur në të gjitha mediat.
Të shtunën, Cyrus dhe Hemsworth konfirmuan se ishin ndarë pas shtatë muaj martese. Por të premten, gruaja e tij ishte fotografuar duke u puthur me Kaitlyn Carter në liqenin e Komos në Itali.
Një i brendshëm i tha revistës “PEOPLE” që dy vajzat thjesht kanë miq të përbashkët dhe po argëtohen së bashku.
Jenner dhe Carter u martuan në vitin 2018, përpara 50 të ftuarve në një ceremoni buzë detit, në brigjet e Indonezisë, ku Jenner i kishte propozuar. Vetëm një vit pas martesës, Jenner dhe Carter vendosën të shkonin në dy rrugë të ndryshme. Brody Jenner është vëllai nga ana e babait i modeles Kendall Jenner dhe i Kylie Jenner.