Vendosni fjalën kyçe....

10 vjet tortura për gruan shqiptare, u përdhunua nga 20 burra njëkohësisht


Një grua shqiptare është përdhunuar për 10 vjet me rradhë, por vetëm së fundmi ka gjetur guximin t’i kërkojë ndihmë policisë.

Sipas mediave italiane, het[divider]imi për dhunën seksuale në grup filloi pas ankesës së gruas.

“E gjitha filloi me një lidhje jashtëmartesore midis një gruaje shqiptare dhe një burri, i cili me kalimin e kohës është kthyer në një makth të vërtetë. Një marrëdhënie sentimentale u shndërrua në 10 vjet tortura dhe dhunë me takime seksuale dhe shfaqje me burra të tjerë që me të vërtetë ishin zgjatur me kalimin e kohës. Ata e kanë përdhunuar viktimën edhe 20 burra njëkohësisht. Edhe mjete për praktika sadomatokiste u gjetën në shtëpinë ku ndodhi tortura”, raportoi Cataldo Pignataro, drejtor i Komisariatit të Corigliano Rossano, në agjencinë Adnkronos.

Hetimet zgjatën shtatë ditë dhe çuan në arrestimin e pesë personave nga policia e Cosenza-s, të cilët akuzohen për dhunë seksuale në grup dhe zhvatje.

“La Stampa” shkruan se gruan e kishin kërcënuar se do t’i vrisnin djalin e saj 5-vjeçar dhe partnerin, nëse ajo refuzonte të kryente shërbimet e kërkuara seksuale.

Falë historisë së gruas, hetimet kanë çuar gjithashtu në zbulimin e një plantacioni të marijuanës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *