Ylli uellsian nuk dëshiron të përfshihet në marrëveshjen eventuale në mes të Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit për t’u transferuar eventualisht në Francë, ndërkohë që Neymar do të rikthehej në Spanjë.
Gareth Bale e ka refuzuar mundësinë të bëhet pjesë e marrëveshjes eventuale të Real Madridit me Paris Saint-Germainin për transferimin e Neymarit tek gjiganti francez, shkruan e përditshmja spanjolle Sport, përcjell Gazeta Express.
Uellsiani nuk është pjesë e planeve të trajnerit Zinedine Zidane për sezonin 2019/20, por “Los Blancos” nuk duan ta shesin atë lirë.
Prandaj, mediat spanjolle shkruajnë se klubi madrilen po planifikon ta fusë ish-futbollistin e Tottenhamin si pjesë e marrëveshjes për yllin brazilian, i cili do të kalonte në “Santiago Bernabeu”.
Sidoqoftë, Bale nuk do ta pranojë transferimin në Paris, gjë që do ta bllokonte kalimin eventual të Neymarit në Madrid.
Reali është duke shikuar për alternativa dhe është i gatshëm t’i sakrifikojë futbollistët e tij duke i dhënë plus para PSG-së për të ardhur deri tek ish-futbollisti i Barcelonës.
“Los Blancos” po bëjnë garë me rivalin kryesor për transferimin e ish-sulmuesit të Santosit.