Templates by BIGtheme NET

Balotelli nga ekipet e mëdha përfundon te Brescia

Sulmuesi i Italisë, Mario Balotelli do të fitojë një pagë prej 1-2 milionë euro të Brescia, por ajo mund të rritet me bonuse.

Brescia pritet që të nënshkruaj me Balotellin si transfer i lirë, pasi që 29 vjeçari ka refuzuar Flamengon dhe dëshiron të rri në shtëpi.

Uebfaqja e gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio ka shkruar se Balotelli do të nënshkruaj kontratë me vlerë 1 milionë euro në sezon, e cila mund të arrij në tre milionë euro me bonuse.

Sportitalia, ka shkruar se ish sulmuesi i Interit dhe Milanit do të fitojë 2 milionë mesatarisht në sezonin, plus 1.5 milionë nëse Rondinelle arrin shpejtë që ta sigurojnë mbijetesën në Serie A.

Në këtë rast, kjo është një rënie e madhe në krahasim me shumën e raportuar, 4 milionë euro që ai ka marrë në Olympique Marseille gjashtë muaj më parë, përderisa Flamengo është thënë se ia ka ofruar të njëjtën shumë.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto