Templates by BIGtheme NET

Frika nga stuhia tropikale, Japonia thirrje për evakuim 300 mijë banorëve

Japonia ka këshilluar më shumë se 300,000 persona që të largohen nga shtëpitë e tyre të mërkurën, derisa kompanitë ajrore kanë anuluar qindra fluturime, për shkak stuhisë tropikale Krosa, që është nisur në këtë zonë.

Kjo stuhi, që është raportuar se do të sjellë erëra me shpejtësi 109 kilometra në orë, pritet të arrijë në zonat japoneze në mëngjesin e së enjtes, ka thënë Agjencia japoneze e Meteorologjisë.

Thirrjet për evakuim janë nisur për 310,000 banorë, dhe rreth 350 fluturime janë anuluar për të enjten.

“Më lejoni të bëj thirrje te njerëzit që të përgatiten mirë, të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesen për jetën e tyre, duke u evakuuar më herët”, ka thënë kryeministri japonez, Shinzo Abe.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto