Vendosni fjalën kyçe....

Gratë shqiptare obeze më shumë se burrat, por kush ushtrohet më tepër ?


Obeziteti është shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetit(OBSH) si sëmundja e shekullit dhe Shqipëria nuk përjashtohet nga rreziku. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga INSTAT, në vitin 2018 përllogariten 41.7 % e burrave mbipeshë dhe 30.8 % e grave mbi peshën normale. Ndërsa obezë përllogariten 18.1 % e burrave dhe 24.4  e grave.

Më herët, të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë treguan që prevalenca e obezitetit te të rriturit në Shqipëri arriti në 21.6% të popullsisë në vitin 2016, nga 14.9% që ishte ky tregues 10 vjet më parë, në 2006-n.

Por, të tjera të dhëna që lidhen me aktivitetin fizik të ushtruar, tregojnë se burrat shqiptarë ushtrohen më rregullisht se gratë.

Në përgjithësi, 11,1 % e grave të moshës 15-59 vjeç raportojnë se bëjnë një formë të stërvitjes aerobike 5 deri në 7 herë në javë; 3,3 % bëjnë këto ushtrime 3 ose 4 herë në javë, 3 % bëjnë ato 1 ose 2 herë në javë dhe 82,7 % nuk bëjnë ushtrime aerobike fare. Ndër meshkujt të së njëjtës moshë, 10,4 % ushtrojnë 5-7 herë në javë, 5,9 % ushtrojnë 3 deri 4 herë në javë dhe 77,2 % nuk bëjnë asnjë lloj stërvitjeje.

Sipas një hulumtimi të mëparshëm të Monitor në disa nga palestrat kryesore në kryeqytet, operatorët deklarojnë se femrat që frekuentojnë palestrën janë në rritje por pjesa më e madhe e tyre nuk shkojnë për rezultate se sa për t’u dukur. Një pjesë e tyre deklarojnë se mungesa e fuqisë blerëse i ka penguar që shqiptarët të jenë frekuentues besnikë.

Aktorët e tregut kanë pohuar se shqiptarët vazhdojnë të bëjnë palestër për t’u dukur mirë në sy të të tjerëve. Më të paktë janë ata që zhvillojnë aktivitete sportive për të qenë të shëndetshëm fizikisht.

 

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e Monitor.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *