Templates by BIGtheme NET

Ishte kthyer në makthin e Kavajës, kapet i dyshuari për një seri vjedhjesh

Policia e Kavajës ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili ishte kthyer në makthin e banorëve, pasi vidhte banesat.

Arrestohet një 29-vjeçar në Kavajë, i cili thuhet se ishte kthyer në makthin e banorëve, pasi akuzohet se vidhte banesat.

Policia ka zbardhur katër vjedhje banesash në Kavajë, vetëm gjatë muajve të fundit, ku i riu dyshohet se merrte vlera monetare, bizhuteri dhe orendi të ndryshme shtëpiake.

“Zbardhen 4 vjedhje banesash, të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Kavajës. Zbardhja pas një pune hetimore me metoda speciale të hetimit. Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësi 1”. Në pranga 29 – vjeçari i cili kryente vjedhje banesash të ndryshme.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Policisë të Komisariatit Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të bërë me metoda speciale të hetimit, organizuar dhe finalizuan operacionin “Shëtitësi 1”, ku u bë e mundur zbardhja e 4 rasteve të vjedhjes së banesave të ndryshme në Kavajë.

Si rezultat i operacionit u bë ndalimi i shtetasit: B. A., 29 vjeç, banues në Luz të vogël Kavajë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas muajt e fundit në qytetin e Kavajës ka vjedhur në 4 banesa, në të cilat ka vjedhur vlera monetare, bizhuteri dhe orendi të ndyshme shtëpiake.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” në ngarkim të B. A.”, thuhet në njoftimin e policies.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*