Templates by BIGtheme NET

Kaloi natën jashtë me shokun e skuadrës, futbollisti pëson arrest kardiak

Futbollisti 37-vjeçar Walter Martinez, 37 vjeç, ka ndërruar jetë për shkak të një ataku në zemër. “The Sun” shkruan se Martinez, i cili përfaqësoi Hondurasin në Kupën e Botës 2010, pësoi një sulm në zemër pas një nate jashtë me një mik.

Federata e Futbollit të Hondurasit ka konfirmuar lajmet përmes një njpoftimi të shkurtër.

Me trishtimin që ka pushtuar familjen e futbollit Honduran, na vjen keq vdekjen e Walter Julian Martinez. Solidariteti dhe paqe hyjnore për familjen dhe miqtë. U prefsh në paqe”, thuhet në shkrim.

Martinez luajti një rol kryesor në kombëtaren e Hondurasit për t’u kualifikuar në paraqitjen e tyre të dytë në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut 2010. Ai i dha fund karrierës së tij të futbollit pasi përfaqësoi skuadrën El Salvador FAS.

Martinez, ndodhej në shtëpinë e një shoku të skuadrës Jose Chepo Fernandez në Neë York, në momentin kur pësoi atakun në zemër.

Fernandez tha për një gazetë të Hondurasit se ata dolën në një klub nate në zonën Bronx të qytetit, ku ata qëndruan për pak orë.

Por për çudi pas disa orësh ai gjeti Martinez në dyshemenë e dhomës së gjumit të tij.

“Unë isha brenda dhomës time dhe kur u largova e gjeta në dysheme. U përpoqa ta ringjallja por nuk munda. Menjëherë thirra ambulancën dhe disa minuta më vonë ata ishin atje, por asgjë nuk mund të bëhej”, tha Fernandez.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto