Vendosni fjalën kyçe....

Kukësi bën ofertën e majme për Valdet Ramën


Në Kukësi presin konfirmimin e Valdet Ramës i cili pritej të shkonte në qendrën stërvitore.

Me 31-vjeçarin është arritur marrëveshja, teksa ai do të përfitonte një shifër të majme te Kukësi për sezonin e ri. Nëse Rama nuk do të vijë, atëherë drejtuesit do të kërkojnë një alternativë tjetër, e cila është gjetur, por mbahet e fshehtë nga klubi. Drejtuesit i kanë vendosur një afat sulmuesit e nëse ai do ta shtyjë pa fund, do të kalohet në planin B, raporton Panorama Sport.

Një futbollist tjetër nivel i Ramës do të afrohet, të paktën kështu është premtuar nga drejtuesit. Presidenti Gjici është shumë i ngarkuar me punët jashtë sportit këtë periudhë.

Shumë kompetenca ai ia ka kaluar drejtorit Nexhipi e duket se ky i fundit po ia shpërblen me punën e bërë, pasi ka arritur të bëjë mjaft shkurtime në shpenzime, duke afruar futbollistë me të ardhme si Daku dhe Gavazaj. Pritet lëvizja e madhe e radhës e drejtorit Nexhipi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *