Vendosni fjalën kyçe....

Lovren drejt largimit, Roma destinacioni i mundshëm


Dejan Lovren është drejt largimit nga Liverpool dhe destinacioni i tij më i mundshëm është Seria A ku Roma ka shprehur interes për të.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi është pranë kalimit te Roma, në formën e huazimit. Verdhekuqtë janë të gatshëm të paguajnë 2-3 milionë euro për huazimin, dhe 15 milionë euro të tjera, për ta blerë përfundimisht nëse ai bind me paraqitjet e tij.

30-vjeçari nuk dëshiron të qëndrojë te Liverpuli, pasi nuk është titullar, dhe dëshiron një skuadër ku mund të luajë më shumë. Pasi dështuan të transferojnë Ruganin, drejtuesit e Romës kanë hedhur sytë nga Lovren, dhe tani thuhet se janë shumë afër një marrëveshje me të.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *