Templates by BIGtheme NET

Në kërkim dy “katolikët ekstremistë” që kërcënuan myslimanët e Kosovës e Maqedonisë

 Policia ka shpallur në kërkim dy shtetas shqiptarë, të cilët u shfaqën në një video të publikuar nga Insajderi.com duke kërcënuar dhe fyer shqiptarët myslimanë nga Kosova dhe Maqedonia, të cilëve u kërkojnë të mos vijnë me pushime në bregdetin shqiptar.

“Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet përkatëse për të vënë para përgjegjësisë ligjore këta komentues të cilët me komentet e tyre nxisin urrejtjen dhe grindjet.

Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera janë identifikuar dy personat që kanë folur me gjuhën e urrejtjes ,” njoftoi zyra e antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Të arrestuarit janë Anton Zefi, 39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe dhe Luigj Marku, 36 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë.

“Të dy këta persona janë shpallur në kërkim policor pasi nga verifikimet ka rezultuar të jenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Lezhë për veprën penale të “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.”, vijon njoftimi.

Ofendimet ndaj kosovarëve dhe maqedonasve janë nga më të rëndat, madje njëri prej tyre thotë se do t’i rrjepin ata për së gjalli sikurse serbët.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*