Templates by BIGtheme NET

PD i përgjigjet Topallit: Çudi si nuk kishe asnjë fjalë për Valdrinin!

Pas sulmeve të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli kundrejt kreut të PD-së Lulzim Basha, vjen një reagim nga dega e kësaj force politike në Shkodër.

Në këtë reagim PD e Shkodrës shpreh habi se përse Topalli nuk ka thënë asnjë fjalë për kryebashkiakun e ri të zgjedhur nga PS, Valdrin Pjetrin, apo kundër kryeministrit Edi Rama.

PD e akuzon ish-kryeparlamentaren se sa herë Rama ndodhet në pozitë të vështirë, shfaqet ajo duke sulmuar demokratët dhe kryetarin, duke i ardhur në ndihmë kështu kryeministrit dhe qeverisë së tij.

“Sa here Rama eshte ne pozite te veshtire, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratet dhe Kryetarin Basha!

Rastesi apo sherbim ndaj Rames, kete e gjykojne vete qytetaret e Shkodres dhe te Shqiperise!

Çudia eshte se skishte asnje fjale per Valdrinin, si trafikant i denuar droge!

Asnje fjale per Ramen qe perdhosi dinjitetin e qytetareve te Shkodres me kandidatin e denuar per trafik droge!

Me gjasa eshte kujtuar, qe duke injoruar kontributin e cdo demokrati te ndershem, gjate kohes qe qeveriste PD, per hater te Luigjit, babait te Valdrinit dhe mikut te saj, e promovoje Valdrinin ne poste drejtuese, edhe pse pa asnje kontribut ne Partine Demorkatike.

Koha kur interesi i demokrateve neperkembej per interesa personale, ka marre fund! Kete duhet ta kuptoje edhe znj. Topalli!

Partia Demokratike dhe demokratet e Shkodres dhe gjithe Shqiperise jane ne nje beteje te perditshme me te keqen dhe krimin e organizuar qe qeverise Shqiperine. Ne jemi te vendosur ta cojme deri ne fund betejen tone per Shqiperine si gjithe Europa.”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*