Vendosni fjalën kyçe....

Pezullohen dy roje dhe transferohet drejtori i burgut pas vetëvrasjes së Jeffrey Epstein


Dy roje burgu janë pezulluar dhe një kujdestar i ri është emëruar përkohësisht në burgun e New York, aty ku u vetëvra Jeffrey Epstein.

Kjo lëvizje vjen pasi FBI hapi një hetim për vdekjen e Epstein, i cili ishte arrestuar për pedofili.

BBC” shkruan se prokurori i Përgjithshëm William Barr urdhëroi pezullimin e rojeve të burgut, një ditë pasi kritikoi “dështimin” e burgut në mbrojtjen e Epstein.

Epstein ishte vendosur nën vëzhgim për t’u ruajtur nga vetëvrasja pas një përpjekjeje të tij muajin e kaluar për t’i dhënë fund jetës.

Ai mendohej të kontrollohej nga një roje çdo 30 minuta.

Para arrestimit, Epstein numëronte shumë miq të pasur të pasur dhe të fuqishëm, përfshirë ish-Presidentin Bill Klinton dhe presidentin aktual të SHBA-ve Donald Trump, apo princin britanik Andreë.

Të martën, një zyrtar i sindikatës për punonjësit e burgjeve tha se një nga rojet në njësinë e Epsteinit nuk ishte një oficer që i përmbushte të gjitha aftësitë, por operonte si roje për shkak të mungesës së personelit.

Të dy rojet që punonin në njësinë e tij po punonin me ndërrime jashtë orarit, por është e paqartë nëse ata po e bënin këtë vullnetarisht.

Në një deklaratë, Barr tha “urdhërova Byronë e Burgjeve që të caktonte përkohësisht drejtorin Lamine N’Diaye në një zyrë rajonale, në pritje të një hetimi të plotë. Ai do të zëvendësohet nga James Petrucci, drejtori i burgut federal në Otisville, New York.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *