Vendosni fjalën kyçe....

Politikani francez hiqet sikur bën alpinizëm, por ndjekësit e nxjerrin zbuluar (FOTO)


Pas publikimit të një fotografie sikur po bënte alipinizëm, kanë nisur talljet në rrjet me politikanin francez Eric Woerth.

Në foto, deputeti konservator duket sikur po ngjitet në një pjerrësi gati vertikale në Alpe. Por ndjekësit shumë të mprehtë kanë vënë re disa detaje në foto të cilat e nxjerrin bllof politikanin.

Por politikani i cili në vitin 2010 dha dorëheqjen si ministër në kabinetin e Presidentit të atëhershëm Nicolas Sarkozy, insiston që fotografia është e vërtetë, shkruan “BBC“.

Politikani i përkulur në duar dhe në gjunjë, përdor litarë dhe një sëpatë akulli për t’u ngjitur në sipërfaqen e akullt të malit Aiguille d’Argentière në Alpe.

Por përdoruesit e “Twitter”-it nuk mendojnë se kjo është e vërteta.

Së pari është mënyra se si qëndron litari, i cili nuk varet poshtë por qëndron lirshëm në sipërfaqen e malit.

Së dyti dy njerëz shumë larg duken duke ecur shumë rehat, sikur toka nën këmbët e tyre të jetë horizontale. Ata s’duket se hasin ndonjë vështirësi të ecin në një kënd prej 90 gradësh.

Një tjetër detaj është zinxhiri i palltos së Woerth, i cili për shkak të forcës së rëndesës do të duhej të shkonte poshtë tij, por në foto shkon drejt sipërfaqes së malit.

Si rezultat kanë nisur të qarkullojnë meme në rrjet për shkak të gafës së Woerth.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *