Vendosni fjalën kyçe....

Senati i refuzon kërkesën Salvinit për votimin e mosbesimit


Senati italian refuzoi të martën kërkesën e liderit të së djathtës ekstreme Mateo Salvini për mbajtjen e një vote mosbesimi menjëherë, duke vendosur që kryeministri Giusepe Conte të fliste për krizën, më 20 gusht.

Lega Nord e ministrit të Brendshëm Salvini, e kërkoi votën pasi ai tërhoqi mbështetjen për koalicionin qeverisës javën e shkuar. Por, shumica e senatorëve nga ish-partnerët e koalicionit, lëvizja Pesë Yjet dhe nga Partia Demokratike e qendrës së majtë, në opozitë, e refuzuan mocionin.

Ligjvënësit miratuan mocionin e Partisë Demokratike dhe lëvizjes Pesë Yjet për një debat javën e ardhshme, gjatë të cilit, Konte do t’i flasë senatit.

Senatorët u thirrën në sallë në mesin e sezonit të pushimeve pasi grupet politike të hënën dështuan të binin dakord për një axhendë për votën e kërkuar nga Salvini. Ai nisi debatin të martën me një kthesë të papritur pasi ofroi mbështetje për një reformë kyçe parlamentare të lëvizjes Pesë Yjet, ndërkohë që javën e shkuar kish’ thënë se nuk mund të punonte më me ta.

Në këmbim, lëvizja Pesë Yjet supozohej se do të mbështeste kërkesën e tij për zgjedhje të parakohshme, pavarësisht tërheqjes së Legës nga koalicioni.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *