Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes dy të rinjve në qendër të Durrësit, njëri plagoset rëndë me kaçavidë


 

Një konflikt ka ndodhur mes dy të rinjve në qendër të qytetit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, pranë godinës së pallatit të sportit në Durrës, ku në sherr e sipër njëri prej të rinjve është goditur me kaçavidë. 

Ai ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në sallën e operacionit. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende identitetet e personave që janë përfshirë në konflikt.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e shkakut të ngjarjes. 

vijon…

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *