Një zjarr masiv ka përfshirë sot ullishtet dhe shkurret në fshatin Siqece të njësisë administrative Ruzhdie, në Patos.
Në zonë kanë mbërritur menjëherë zjarrfikëset nga Patosi.
Terreni i vështirë dhe era e fortë favorizojnë përhapjen e flakëve. Këtë verë, në këtë zonë dhe të tjera ka pasur vatra të vazhdueshme zjarri.