Templates by BIGtheme NET

Tenori Placido Domingo akuzohet për ngacmim seksual

Tetë këngëtare dhe një kërcimtare pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht nga tenori spanjoll nga fundi i viteve 1980, sipas “Associated Press”.

Por vetëm njëra nga gratë, mezzo-sopranoja Patricia Wulf, pranoi të identifikohej emri i saj.

Domingo i ka mohuar akuzat duke i quajtur ato “thellësisht shqetësuese dhe siç paraqiten, të pasakta”.

“Ende, është e dhimbshme të dëgjosh që unë mund të kem mërzitur dikë ose t’i kam bërë të ndjehen keq, pavarësisht sa kohë më parë dhe përkundër synimeve të mia më të mira,” vazhdoi Domingo.

“Unë besoja se të gjitha ndërveprimet dhe marrëdhëniet e mia ishin gjithnjë të mirëpritura dhe konsensuale. Njerëzit që më njohin ose që kanë punuar me mua e dinë se unë nuk jam dikush që me dashje do të dëmtoja, ofendoja ose vija dikë në siklet “, thotë Domingo.

Gjashtë gra të tjera gjithashtu pretendojnë se tenori i bëri ata të ndihen në siklet duke u bërë “propozime seksuale“.

Zonja Wulf tha që ai nuk e preku fizikisht, por do t’i afrohej asaj sa herë që ajo zbriste nga skena dhe e pyeste nëse “duhej të shkonte në shtëpi sonte”.

Një grua tjetër tha që Domingo i kishte vënë dorën poshtë fustanit në një rast. Tre të tjera thanë se ai i ka puthur me forcë.

Incidentet thuhet se kanë ndodhur në ambiente të ndryshme, përfshirë në dhomat e zhveshjes, në një dhomë hoteli, gjatë një takimi dhe në ndërmarrjet e operës ku Domingo mbante poste menaxheriale.

Incidentet thuhet se kanë ndodhur në ambiente të ndryshme, përfshirë dhomën e zhveshjes, një dhomë hoteli, gjatë një takimi dhe në ndërmarrjet e operës ku Domingo mbante poste menaxheriale.

“Një drekë biznesi nuk është e çuditshme“, tha një nga këngëtarët për AP.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto