Vendosni fjalën kyçe....

Topalli shmang Valdrinin dhe i turret Bashës (Komentuesit e masakrojnë)


Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka sulmuar sot kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, lidhur me rastin e Valdrin Pjetrit.

Ndërkohë që opozita po bën një përpjekje serioze për të denoncuar lidhjet me krimin të qeverisë Rama dhe dje publikoi disa dokumente që vërtetonin dënimin në Itali të të zgjedhurit të PS-së për bashkinë e Shkodrës, Topalli është ngritur të kritikojë kryetarin e partisë ku ajo vetë ka kontribuar për kaq e kaq vite.

Në rastin më të mirë që opozita ka në dorë kundër qeverisë, Topalli shkruan: ” Koha vetem po konfirmon ate qe une besoj dhe kam perseritur vazhdimisht, se Edi Rama dhe Lulzim Basha mbajne reciprokisht njeri tjetrin, dhe ndajne interesa te medha mes tyre. Edi Rama e coi Valdrinin ne Shkoder, por mandatin per Kryetar Bashkie te Shkodres ia dhe ti lul, me bojkotin e zgjedhjeve.”.

Në shkrimin e saj, Topalli shmang Valdrin Pjetrin dhe akuzat ndaj tij, por përqendrohet vetëm në lidershipin e PD-së.

Por ndjekësit e ish-kryetares së Kuvendit duket se nuk janë në një mendje me të. Komentuesit i kanë kujtuar Topallit se ajo ka nisur me këto sulme kundër kryetarit, që kur ajo nuk u zgjoodh më në listat e partisë si kandidate dhe e konsiderojnë inatin e saj me Bashën si personal./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *