Zëdhënësja e Zyrës për Çështjet e Hong Kongut dhe Macao të Kinës, Xu Luying, lidhur me ngjarjet e dhunshme të përjetuara në dy ditët e fundit në aeroportin ndërkombëtar të Hong Kongut tha se “Dënojmë në mënyrën më të fortë akte të tilla të afërta me terrorizmin”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim, Xu Luying, ka njoftuar se dy ditët e fundit po përjetohen ngjarje të dhunshme në aeroportin ndërkombëtar të Hong Kongut. “Disa elementë të dhunës radikale janë mbledhur në mënyrë të paligjshme”, është shprehur ajo duke njoftuar se janë plagosur një gazetar i Global Times dhe një shtetas kinez.
Protestuesit po nënvlerësojnë ligjin duke kryer një krim dhune para publikut, tha ajo ndër të tjera duke mbrojtur idenë e saj se kjo dëmton imazhin ndërkombëtar të Hong Kongut dhe ndjenjat e qytetarëve të kontinentit dhe se “kriminelët duhet të ndëshkohen rëndë sipas ligjit”.
Protestat që shkaktuan ndalimin e udhëtimeve prej dy ditëve në aeroport, rifilluan sot pas një konflikti dje mes protestuesve dhe policisë.
Stafi menaxhues i aeroportit njoftoi se një vendim i masës paraprake që “ndalon protestat në aeroport” është marrë nga një gjykatë në Hong Kong.
Në një deklaratë në faqen e internetit të aeroportit, thuhet se vetëm një pjesë është e rezervuar për protestuesit, ndërkohë që nuk do të lejohen protesta në pjesët e tjera aeroportit.
Në konfliktet e përjetuara mbrëmë mes protestuesve dhe forcave të policisë së Hong Kongut u arrestuan 5 persona, ndërkohë që bëhet e ditur se që nga 9 qershori e deri më sot janë arrestuar më shumë se 700 persona.