Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar aktivitetin e 4 subjekteve pasi tregtonin produkte jashtë standartit.
AKU me bllokimin e aktivitetit ka vendosur edhe gjobat përkatëse.
Kontrolli i ushtruar në 4 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Magazinë ushqimor”, nga ku u konstatua: ushtrim aktiviteti i palicencuar, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HACCP), si dhe veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit.
Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative si në vijim: 11 masa administrative “Gjobë” me vlerë totale 6,810,000 lekë dhe “Ndërprerje aktiviteti” për 4 subjektet.