Vendosni fjalën kyçe....

Adoleshentja shtatzënë përdhunohet nga 5 burra dhe pëson abort, i dashuri vret veten


Një adoleshente shtatzënë ka humbur fëmijën pasi ajo u dhunua në grup nga pesë burra. I dashuri i 19-vjeçares vrau veten pas sulmit. Ngjarja ka ndodhur në Indinë Perëndimore.

Mirror” shkruan se çifti u sulmua nga banda prej pesë personash që ishin të armatosur me shpata dhe shufra hekuri në Banswara.

Dy të rinjtë kishin udhëtuar nga qyteti Banswara në një fshat aty pranë me biçikletë rreth orës 10:00 më 13 korrik.

Tre burra e ndaluan çiftin dhe sulmuan të dashurin, i morën telefonin dhe e detyruan të largohej. Në pamundësi për të shpëtuar të dashurën e tij, ai u kthye në fshat dhe më vonë u gjet i varur në një pemë.

Parbati Lal, oficeri i rrethit i tha gjykatës se tre burrat, të gjithë të dehur, e morën vajzën në një vend të izoluar dhe e përdhunuan në grup.

Të tre të akuzuarit, të quajtur Sunil, Vikas dhe Jitendra, më pas e çuan vajzën në fshatin Sunil, ku thirrën edhe dy miqtë e tyre, Naresh dhe Vijay, të cilët gjithashtu e përdhunuan.

Pesë burrat e braktisën adoleshenten anës rrugës rreth orës 4 të mëngjesit më 14 korrik. Ajo nuk e raportoi krimin por policia zbuloi ngjarjen duke hetuar vetëvrasjen e të dashurit të saj.

Përmes telefonit të adoleshentit të vetëvrarë, policia ra në gjurmët e Jitendra-s, i cili ia kishte dhënë telefonin të shoqes.

Ata zbuluan telefonatat e çiftit dhe kuptuan se mes tyre kishte një lidhje. Hetuesit e gjurmuan vajzën dhe zbuluan se ajo ishte trajtuar në spital pasi kishte pësuar një abort.

Vajza më pas rrëfeu ngjarjen në polici.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *