Vendosni fjalën kyçe....

Del video e Conor McGregor, grushton plakun pse i refuzoi pijen


Boksieri Conor McGregor është përfshirë në një incident në një bar irlandez. Siç shkruan “TMZ“, sherri ka disa muaj që ka ndodhur, më 16 prill në Dublin. Por videoja është publikuar vetëm së fundmi nga ky portal i showbizz-it amerikan.

Conor hyri brenda dhe rreshtoi disa gota në banak për klientët e tjerë. Problemet filluan kur një nga burrat pranë tij e refuzoi gotën.

Conor i vendosi një gotë përpara të moshuarit jo një herë, por dy herë … dhe ai përsëri refuzoi. Është e paqartë nëse dy burrat kanë shkëmbyer ndonjë fjalë mes tyre, por pasi Conor rrëkëlleu një pije, papritur i gjuajti me grusht në kokë plakut që ia refuzoi pijen. E habitshme është se i moshuari nuk lëvizi fare nga karrigia. Mbase irlandezët janë shumë të fortë për boksierin.

Dy persona e kapën menjëherë McGregor dhe e nxorën atë nga bari. Dhuna iu raportua policëve, të cilët njoftuan se do të hapnin një hetim. Por nuk ka raporte që Conor është akuzuar – edhe pse policët kanë raportuar se e kanë parë këtë video.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *